LETRA/ Kriza politike, Eurokomisioneri Hahn sqaron qytetarët shqiptarë për zgjedhjet

LETRA/ Kriza politike, Eurokomisioneri Hahn sqaron qytetarët shqiptarë për zgjedhjet

131
0
Shares

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka dërguar një letër të hapur për qytetarët shqiptarë në lidhje me krizën politike në vendin tonë.
Hahn thekson se janë bërë përpjekje për të promovuar dialogun dhe se janë dëgjuar të gjitha kërkesat e palëve.
Ndër të tjera ai tha se procesi zgjedhor në 18 qershor duhet te vazhdojë, edhe nëse dikush mbetet pas. “Keqardhje për bojkotin e opozitës, por procesi duhet të vazhdojë”, tha Hahn.
Ai pohoi se janë ofruar disa opsione për zgjidhjen e krizës, ndërsa u shpreh se BE ka shpresuar që liderët do të gjejnë një zgjidhje.

Letra e Johannes Hahn

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq, ju drejtohem sot me shqetësim të madh. Javët e fundit kemi bërë disa përpjekje për të promovuar dialogun mes partive politike në Shqipëri, përpjekje të përfaqësuesve të BE-së, unë i përfshirë dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, nis letrën e tij, Komisioneri.
Kemi dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e palëve dhe njëkohësisht jemi përpjekur të lehtësojmë dialogun për daljen nga kriza. Për këtë u ofruan disa propozime, me shpresën se udhëheqësit e partive do të binin dakord për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.
Fatkeqësisht nuk patëm marrëveshje. Ndaj sot jemi në një situatë kur përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit vazhdon dhe zgjedhjet do të mbahen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.
Bojkoti ishte një zgjedhje e opozitës. Unë e respektoj këtë zgjedhje, por njëkohësisht ndjej keqardhje për këtë vendim të saj. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me standarde. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse dikush vendos që të qëndrojë pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY