Pas informacioneve të marra në rrugë operative gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.
Policia ka arrestuar, pronarin e shtëpisë 50 vjeccarin Ded Dakramaj, banues në fshatin Rajë, Tropojë, si dhe procedohet në gjendje të lirë e bija me iniciale K.D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Rajë, Tropojë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/3 dhe 301 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/