Për PS-në ka filluar fushata elektorale. Kjo ka bërë, që në funksion të kësaj, ministra, deputetë e kandidatë, të bëhen gjatë kësaj kohe edhe tifozë pse jo :të mbushin” edhe stadiumet.
Kësaj nuk i shpëton as ministrja e Mbrojejtjes Mimi Kodheli.
Javën e kaluar, Kukësi fitoi përballë Flamurtarit me rezultatin 1 – 0. Kryesuesja e listës për Qarkun e Kukësit ishte në stadium përkrah Safet Gjicit, president i ekipit dhe i dyti i listës.
Ndërsa dikush shkrep foton e “parisë”, vërehet “pas shpinës” së Mimi Kodhelit, një përshëndetje natyrale me dy gishta nga një tifoz i Kukësit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/