EMRAT & FOTO/ Tiranë, babë e bir në pranga, kultivonin bimë narkotike

EMRAT & FOTO/ Tiranë, babë e bir në pranga, kultivonin bimë narkotike

103
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në prangat e policisë kanë rënë Deli Xhixha 57 vjeç dhe Xhemal Xhixha 31 vjeç, të cilët janë baba dhe bir.
Arrestimi i dy shtetasve është bërë pas kontrollit në banesën e tyre në fshatin Qenam në zonën e Zall herrit, ku janë gjetur 5.6 kg kanabis sativa si dhe 137 fara të cilat do të përdoreshin për mbjellje.
Ndërkohë që policia ka asgjësuar dhe 76 bimë narkotike të cilat ishin mbjellë nga këta dy shtetas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY