Besnik Mustafaj: Si kanë ndikuar zërat kundër në PD dhe si duhet...

Besnik Mustafaj: Si kanë ndikuar zërat kundër në PD dhe si duhet të sillet Lulzim Basha

114
0
Shares

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se zërat që i kanë dalë kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha siç janë Eduart Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, nuk e kanë përçarë Partinë Demokratike, por përkundrazi kanë pasuruar debatin brenda partisë.
Mustafaj tha se një debat i tillë brenda PD-së duhet të kishte ndodhur me kohë, por tani është vonë për të ndërtuar një strategji të mirë.
“Këto zëra e pasurojnë debatin brenda PD, do doja të kishte më shumë zëra të tillë. Nuk ka çarje të Partisë Demokratike. Por tani është vonë të bëhet debat, duhet të ishte bërë më herët, për një strategji më të mirë”, tha Mustafaj.
Publicisti gjithashtu dha disa ide se çfarë duhet të bëjë kryedemokrati Basha në këto ditë para zgjedhjeve, shkruan “BalkanWeb”.
“Basha ka deklaruar se nuk do ketë zgjedhje më 18 qershor por nuk ka treguar si do pengohen, por duke filluar nga protesta e të shtunës, Basha duhet të tregojë planin që do ndjekë PD për të penguar realizimin e zgjedhjeve. Por përderisa do jenë protesta paqësore, besohet se zgjedhjet do të ndodhin. Basha duhet të bëjë një analizë për impaktin në opinionin publik të kësaj proteste e strategjie. Duhet të përpiqet me të gjitha mjetet që strategjia e tij duhet të bëhet kauzë e opinionit publik”, u shpreh ai.
Mustafaj tha se e shihte opozitën në një situatë shumë të vështirë post-zgjedhore
“Do jetë në situatë të vështirë, për sa i përket funksionit të saj në një shtet demokratik si supozohet të jetë Shqipëria. Gjatë vjeshtës, do zgjedhë Prokuorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Komisionet e Vetting-ut. Në këto instanca, opozita do të vuajë. Ajo do të gjendet dhe në situatë të vështirë ekonomike. Se partitë financohen në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit, dhe duke qenë se s’do marrin pjesë në zgjedhje, kjo do të jetë e vështirë. Por në situatë të vështirë do jetë dhe qeveria, se Edi Rama që ka marrë në përsipër të shpikë një opozitë të re, se një gjë e tillë nuk i lejohet kryeministrit të një vendi me shumë parti ta thotë. Do ketë një qeveri me kukulla, dhe vendi do kalojë pasoja të rënda ekonomike e depresioni. Shumë shqiptarë kanë ikur. Jemi në situatë depresioni. Edhe Bill Clinton ta sjellësh të qeverisësh një vend të depresionuar, do të dështojë”, tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY