Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.
Në këtë takim u diskutua mbi situatën e rëndë politike në vend.
Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri.
Në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situatë tejet të rëndë që përjeton vendi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/