Vlorë, turistët holandezë aksidentohen me motor

Vlorë, turistët holandezë aksidentohen me motor

96
0
Shares
Foto ilustruese

Foto Ilustruese

Dy turistë holandezë janë përfshirë në një aksident rrugor pa pasoja për jetën në aksin rrugor Borsh – Kuç në Vlorë.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 minuta të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur “Qafa e Dërrasës”, ky shtetasit holandezë me iniciale E. Z., 66 vjeç dhe L. C., 65 vjeçe, duke udhëtuar me një mjet tip motor kanë përfunduar jashtë rruge.
Për pasojë, pasagjerja ka mbetur e plagosur lehtë, ndërsa është transportuar në drejtim të Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën shëndetësore të fshatin Kuç.
Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit.
“Dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç”, sqaron policia.
Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY