Është sekuestruar një sasi prej rreth 19 Kg lendë e dyshuar si narkotike CannabisSativa.
Policia arrestoi dy poseduesit e lëndës, të cilët janë Elidon Zeqo, 24 vjeç dhe Alban Mane, 36 vjeç, të dy banues në Korçë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhegjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg shtetasit Alban Mane dhe 2,2 kg shtetasit Elidon Zeqo lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/