Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës ka argumentuar arritjet e protestës së opozitës në çadër.
Pjesë nga deklaratat:
Spaho: Ajo që ka arritur çadra janë shumë më tepër se sa ajo që kemi arritur në Parlament 3 e gjysmë.
-E them se brenda një periudhe tremujore u arrit që çështja e kanabisit të ndërkombëtarizohej.
-Prej fillimit të aktivitetit tonë si opozitë e kemi ngritur shqetësimin e kultivimit të drogës. Hahn na garantoi që janë krejt të informuar mbi shtrirjen e këtij fenomeni dhe BE do të angazhohet seriozisht për ta luftuar dhe zhdukur me rrënjë këtë. Po kështu është pranuar edhe influencimi i parave nga droga në zgjedhje.
– Sot është pranuar që prapa këtij fenomeni është angazhuar edhe policia jo vetëm si një trupë që e vinte re fenomenin, por vihej në shërbim të grupeve kriminale.
-Rrjedhojë e rezistencës në çadër është largimi i ministrit Tahiri.
-Ministri Tahiri është konsideruar ministri më i suksesshëm nga z.Rama. Sot ministri Xhafaj e ka ngarkuar me faj, e ka bërë përgjegjës për këtë shtirje të gjerë të drogës në Shqipëri.
– Sikurse u largua një tjetër ministër i akuzuar për afera korruptive, Ilir Beqaj. Ministri i cili po na realizonte të ashtuquajturën shëndetësi falas.
-Çadra arriti edhe objektivin e deklaruar se nuk ka zgjedhje farsë. Me zgjedhjet në Kavajë, kryeministri u tërhoq nëse ma lejoni të them me “bisht ndër shalë”. Një ditë para tërheqjes kishte deklaruar se zgjedhjet në Kavajë do të bëhen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/