DETAJE/ Si e qëlloi veten dhe si u gjet ende në jetë...

DETAJE/ Si e qëlloi veten dhe si u gjet ende në jetë policja 23-vjeçare

149
0
Shares
Foto Ilustruese

Zbardh detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e shënuar mesditën e sotme në Sukth të Durrësit, ku një efektive e Policisë, 23-vjeçarja Peranxhela Shahini, vrau veten me armën e saj të shërbimit.
Mësohet se e reja është vetëqëlluar teksa ndodhej në katin e dytë të banesës. Pistoletën e ka ngjeshur në bark dhe ka qëlluar veten me një plumb, raporton “Panorama”.
Kanë qenë familjaret dhe fqinjët të cilët kane rendur drejt vendit ku dëgjuan të shtënën e armës. Kur kanë shkuar në dhomë, ajo ka qenë ende e gjallë po pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë nuk ia arritën qëllimit, megjithëse e gjetën të gjallë.
Policia përjashton faktin se mund të kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale pasi e reja kishte vendosur qytën e pistoletës në bark çka do të thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje të pastër, për arsye që mbeten ende të paqarta.
Sipas hetuesve, akti i rëndë s’ka të bëjë me detyrën që e reja ushtronte, nuk kishte pasur presion apo kërcënim nga persona të tjerë.
Gjendja familjare e polices mësohet të ketë qenë e qëndrueshme dhe përjashtohet pista se ajo mund të jetë shtyre drejt këtij akti për çështje sociale.
Në këto kushte, policia ka marrë për të verifikuar telefonat celulare të 23-vjeçares për të zbuluar apo marr ndonjë indicie rreth shqetësimit që ka pasur kolegia e tyre që u vetëqëllua me armën e shërbimit.
Familjarët dhe kolegët thanë se ajo ishte vajze që nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme dhe as shenja depresive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY