Data 9 maj 1945 shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka përkujtuar këtë ditë me anë të një statusi në profilin e tij në facebook.
“Sot është 9 maji, Dita e Europës, dita e lirisë, dita e fitores së të mirës mbi të keqen, të vërtetës mbi gënjeshtrën, të së drejtës mbi krimin. Kjo është ditë e shënuar për Europën, është ditë e shënuar për shqiptarët.
Sot unë ndjehem i nderuar që jam pjesë e bashkimit më të madh qytetar për zgjedhje të lira e të ndershme, bashkimit më të madh proeuropian e proamerikan që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani. Ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë!”-është shprehur z.Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/