Fatmir Xhafaj përmbys propogandën: Duhet përmirësuar imazhi i policisë

Fatmir Xhafaj përmbys propogandën: Duhet përmirësuar imazhi i policisë

102
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, zhvilloi sot një takim me policinë e Durrësit, drejtori që administroi për disa kohë një aeroport ilegal të transportit të drogës.

Në takim, Ministri Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, i vetmi nga oficerët e lartë që ende nuk është larguar nga detyra.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, ministri i Brendshëm ka kërkuar nga punonjësit e policisë që të rrisin angazhimin për të plotësuar detyrat specifike sipas sektorëve të caktuar.

Gjatë bisedës ministri u ndal në punën e policisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Ai kërkoi nga strukturat e policisë që të zhvillojnë një luftë të vazhdueshme e të pandërprerë për kontrollin, evidentimin, raportimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Ai solli në vëmendje të efektivave të policisë se do të ketë përgjegjësi personale në rast të implikimit të ndonjë punonjësi policie në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.

Më tej ministri Xhafaj për herë të parë la të kuptohej se nuk ishte më ajo policia që duam e ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama por një polici që ka nevojë për të përmirësuar imazhin. Xhafaj tha se kusht thelbësor për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe veprimtarisë së saj është integriteti moral e profesional i efektivëve në radhët e saj.

Në Portin e Durrësit trafikohet sasia më e madhe e drogës ndërkohë që flitet se dhjetra magazina dhe shtëpi janë tashmë në baza të grumbullimit të kanabisit nga trafikantët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY