Angli, vrasësi i dy vëlllezërve në Shqipëri, refuzon ekstradimin

Angli, vrasësi i dy vëlllezërve në Shqipëri, refuzon ekstradimin

100
0
Shares

Zbulohen detaje të reja nga procesi i ekstradimit të një vrasësi të dyfishtë shqiptar, i cili fshihej në Londër. Gjykata e Ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e 45 – vjeçarit Martin Kaza, i dënuar në mungesë me 22 vite burg, për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një personi tjetër.
Mësohet se për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare, dy vite pas vrasjes, Martin Kaza mbërriti në Londër duke kërkuar azil si qytetar i Kosovës, me emër tjetër.
Ai u martua me një shtetase shqiptare dhe ka tre fëmijë.
Nga procesi gjyqësor i ekstradimit u mësua se ai punonte në restorante, lavazhe dhe ndërtim, për të rritur tre fëmijët e lindur në Angli, të moshës pesë, shtatë dhe trembëdhjetë vjeç.
Martin Kaza, në 2008 do të martohej me zonjën Majlinda Dule, 32 – vjeçe, e cila është fotografuar duke dalë nga Gjykata e Ekstradimeve ku ndiqte procesin e bashkëshortit.
Duke folur përpara gjykatës, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994, ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi.
Martin Kaza, si pjesë të mbrojtjes për të shmangur ekstradimin i tregoi gjykatës se e kishin goditur 4 herë me thikë dhe kishte përfunduar në koma pasi ishte dëbuar nga Greqia.
Por argumentet e tij dhe mbrojtjes nuk e kanë bindur gjykatësin John Zani, i cili pas 10 muajsh seance gjyqësore urdhëroi ekstradimin e Martin Kazës, i cili gëzon të drejtën e apelit të këtij vendimi në Gjykatën e Lartë angleze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY