Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim zyrtar në faqen e saj ku ka lajmëruar të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri për protestën e 13-majit.
Në njoftim lutet shmangja e rrugëve ku do të zhvillohet protesta që nis nga selia e PD-së deri para Kryeministrisë.
Ambasada shprehet se nuk është e shqetësuar për asnjë kërcënim por thkeson gjithashtu se edhe protestat më paqësore mund të kenë konfrontime.
NJOFTIMI I PLOTE
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.
Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.
Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.
Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.
Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/