SHIFRAT/ Shqetësuese, ja sa fëmijë shqiptarë kërkuan azil vitin e kaluar në...

SHIFRAT/ Shqetësuese, ja sa fëmijë shqiptarë kërkuan azil vitin e kaluar në vendet e Europës

107
0
Shares

Fëmijët shqiptarë që kërkojnë azil në vendet europiane ndahen në dy kategori, sipas të dhënave të EUROSTAT, ata që kanë qenë të shoqëruar me prindërit dhe të tjerë të pashoqëruar. Shifra në total është e frikshme. Mbi 11 mijë e 700 emra fëmijësh të regjistruar si aplikantë në azil. Gati 11 mijë kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, ndërsa 755 prej tyre kanë qenë të mitur të lënë në mëshirë të fatit në rrugët e vendeve të huaja.
Të gjitha aplikimet janë bërë vetëm në një vit, raporton ABCNews.
Zyra Europiane e Statistikave, EUROSTAT, saktëson se numri më i madh i tӫ miturve kanӫ aplikuar pӫr azil nӫ Britaninë e Madhe. Rreth 93 % e azilkerkuesve të mitur janë djem dhe vetem 7 % vajza te mitura të pashoqëruara.
Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2016 në Britaninë e Madhe kërkuan azil 405 të mitur shqiptare, nӫ Gjermani 115 dhe nӫ Suedi 105 të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY