KQZ vendos renditjen e partive në fletën e votimit, ja numri për...

KQZ vendos renditjen e partive në fletën e votimit, ja numri për PS, PDIU, LSI dhe FRD

149
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për përcaktimin e renditjes së partive në fletën e votimit. Pas hedhjes se shortit PS u rendit e 15-ta në fletën e votimit, ndërsa LSI e 14.
Pasi ka përfunduar miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje, vendimi i sotëm e bën pa kthim procesin zgjedhor më 18 qershor. Kostoja për prodhimin e fletëve të votimit arrin në 500 mijë dollarë, ndërsa anulimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës i kushtoi buxhetit të shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh të vjetër, për shkak se fletët e votimit ishin përgatitur për zgjedhjet e datës 7 maj.
Gjate mbledhjes anëtarët e zgjedhur nga opozita në KQZ kërkuan që vendimi të merret të shtunën për të lënë 5 ditë kohë për ankimime të mundshme, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga katër anëtarët e mbështetur nga mazhoranca.

Renditja e partive në fletën e votimit


rkqz1. Partia Fryma e Re Demokratike

2. Partia Demokracia Sociale

3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare

4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

5. Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet

6. Partia Sfida për Shqipërinë

7. Partia Aleanca Demokristiane

8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

10. Partia Kristian Demokrate

11. Partia Lista e Barabartë

12. Partia Socialdemokrate

13. Partia Komuniste e Shqipërisë

14. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

15. Partia Socialiste e Shqipërisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY