Image GalleryKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me USAID kanë zhvilluar aplikacionin për manaxhimin e informacionit për kandidatët për deputetë, të zgjedhjeve të datës 18 qershor 2017.
Nëpërmjet këtij aplikacioni që është i disponueshëm për çdo votues, qytetarë aktivë, institucione shtetërore dhe kërkues/hulumtues, çdo i interesuar mund të gjejë informacion për partitë që kandidojnë, kandidatët e tyre, jetëshkrimin dhe vetëdeklarimet për pastërtinë e figurës së tyre.
Ky projekt mundëson aksesimin në kohë reale të dhënave të depozituara nga vetë kandidatët, dhe është lehtësisht i përdorshëm.
Ndërkohë nga partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend 2017, rezulton se
1. Fryma e Re Demokratike (FRD), ka 150 kandidatë për deputetë nga të cilët 71 (47,33%) janë femra.
2. Partia Demokracia Sociale (PDS), ka 141kandidatë për deputetë nga të cilët 61 (43,26%) janë femra.
3. Aleanca Demokratike (AD), ka 145 kandidatë për deputetë nga të cilët 50 (34,48%) janë femra.
4. Aleanca Popullore per Drejtesi (APD), ka 143kandidatë për deputetë nga të cilët 69 (48,25%) janë femra.
5. Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet (PDIU), ka 144 kandidatë për deputetë nga të cilët 65 (45,14%)janë femra.
6. Sfida per Shqiperine (SFIDA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 60 (42,86%) janë femra.
7. Partia Aleanca Demokristiane (ADK), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 63 (45,00%) janë femra.
8. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK), ka 141 kandidatë për deputetë nga të cilët 53 (37,59%) janë femra.
9. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 54 (38,57%) janë femra.
10. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (PKD), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 57 (40.71%) janë femra.
11. Lista e Barabarte (LIBRA), ka 163 kandidatë për deputetë nga të cilët 62 (38,04%) janë femra.
12. Partia Social Demokrate e Shqipërisë (PSD), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët 56 (39,16%) janë femra.
13. Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët 68 (47,55%) janë femra.
14. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ka 146 kandidatë për deputetë nga të cilët 62 (42,47%) janë femra.
15. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka 161 kandidatë për deputetë nga të cilët 58 (36,02%) janë femra.
Në total, janë 2180 kandidatë për deputetë nga të cilët 909 (41,70%) janë femra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/