NEW EUROPE/ Mogerini duhet ta kishte hequr Vlahutin që dje

NEW EUROPE/ Mogerini duhet ta kishte hequr Vlahutin që dje

149
0
Shares

Media belge “New Europe” ka kërkuar tërheqjen nga Shqipëria të ambasadores së BE Romana Vlahutin. Në një shkrim të sajin sot, “New Europe” shkruan se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm politik, me opozitën që paralajmëron bojkotin e zgjedhje për shkak të kërcënimit të votës së lirë.
Kjo media arsyeton se Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini duhet të largojë nga Tirana Vlahutin për shkak se nuk raporton rregullisht problemin e kanabisit.

Artikulli i “New Europe”


mogherini-vlahutin-660x330-1“Zgjedhjet janë caktuar në 18 qershor, por opozita ka vendosur të bojkotojë pasi nuk ka garanci se procesi zgjedhor do të jetë i drejtë. Një problem i Shqipërisë është se vendi është mbushur plot me lëndë narkotike dhe ka dyshime serioze se këto para do të përdoren në zgjedhje.
Duke pasur parasysh se në tregun e shumicës 1 kg kanabis vlen 400 Euro, është e lehtë të kuptohet sa i rëndësishëm është ky biznes në Shqipëri.
“Ne kemi mësuar se Komisioni Evropian ka pak njohuri për çështjen e drogës. Mesa duket ambasadorja e BE në Tiranë refuzon në mënyrë sistematike të raportojë çështje të tilla.
Në këtë kontekst, opozita shqiptare ka kritikuar ambasadoren e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Ajo shfaqet shpesh në evenimente parazgjedhore pranë Kryeministrit shqiptar, duke nënkuptuar direkt se Komisioni Evropian favorizon një parti të veçantë në Shqipëri, në kurriz të të tjerëve.
Kjo sjellje diskriminuese e ambasadores së BE në Tiranë kritikohet ashpër në Shqipëri, jo vetëm nga partitë politike opozitare, por edhe nga shumica e misioneve diplomatike.
Duke diskutuar me një bankier të huaj në Shqipëri, i cili foli për New Europe në kushtet e anonimatit, ai tha se Komisioni Europian duhet të thërrasë menjëherë jo vetëm ambasadoren e saj në Tiranë por edhe të gjithë diplomatët e misionit të BE. Ky veprim duhet ndërmarrë menjëherë nga Komisioni Evropian dhe sigurisht përpara zgjedhjeve në Shqipëri. 
Së fundmi, është kontradiktore që Parlamenti Europian të harxhojë kohë dhe të përpiqet që qeveria dhe opozita në Shqipëri të bien dakord për zgjedhje të lira, dhe nga ana tjetër të ketë një shefe të misionit diplomatik (Vlahutin) në Tiranë që favorizon hapur Partinë Socialiste në pushtet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY