LISTA/ KQZ vendos: Në 18 qershor do të shkojnë vetëm 15 parti

LISTA/ KQZ vendos: Në 18 qershor do të shkojnë vetëm 15 parti

99
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje.
Në projektvendimin e përgatitur, thuhet se këto 15 parti do ti nënshtrohen shortit për të përcaktuar renditjen në fletën e votimit,-raporton Panorama.
Por cilat janë dy partitë që nuk u futën në fletën e votimit?
E para është Partia e Unitetit Kombëtar, e Idajet Beqirit, i cili deklaroi publikisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për të mos dëmtuar Partinë Socialiste në kushtet kur vetë opozita ka deklaruar se për të 18 Qershori nuk ekziston.
Ndërsa partia e dytë, sipas Panorama, është ajo e Gjergj Kojës, Partia Socialiste e Moderuar.
“Bazuar në nenin 67, pika 1 dhe pika 2 të Kodit Zgjedhor, 17 (pesëmbëdhjtë) parti politike të rregjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, depozituan kërkesat për regjistrim e listave shumemërore për kandidat për deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet përkatëse miratoi listat shumemërore të kandidatëve për deputet,  për 15 parti politike. Renditja në fletën e votimit e subjekteve zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike. Përmbajtja e fletës së votimit do të jetë e njëjtë për dymbëdhjetë, zonat zgjedhore, me përjashtim të elementeve të përcaktuara në vendimin e KQZ-së nr. 13, datë 12.01.2017 “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datë 18.06.2017”, të cilat janë variabël për secilën zonë zgjedhore”, thuhet në projektvendimin e publikuar nga Panorama.
Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje
Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Levizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtesi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY