LETRA E PLOTË/ Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, uron z....

LETRA E PLOTË/ Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, uron z. Ilir Meta për postin e Presidentit

110
0
Shares

Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, z. Orrin G. Hatch, ka uruar z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në telegramin e urimit, z. Hatch vlerëson kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në rajon, teksa shpreh besimin se së bashku me z. Meta do të avancohen objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona.

Shkëlqesisë së tij Ilir Meta
President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë
I dashur President i zgjedhur:
Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj.
Dëshiroj t’ju uroj juve dhe popullit shqiptar suksese, ndërkohë që ju merrni Presidencën.
Ishte një kënaqësi e madhe t’iu takoja gjatë Inagurimit të Presidentit Trump. Mua më pëlqeu thellësisht biseda jonë për reformën në drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mundur ISIS-in. Me të vërtetë, si një nga anëtarët më të rinj tëNATO-s, unë e vleresoj thellësisht kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Evropën jugore, për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Afganistan, dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s.
Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona të mëdha.
Edhe një herë urimet më të mira ndërkohë që ju merrni këtë detyrë të lartë.
Sinqerisht
Orrin G. Hatch
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
letra e senatit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY