Eurodeputeti Kukan: Vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet...

Eurodeputeti Kukan: Vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet politike

94
0
Shares

Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, në një intervistë të dhënë në RTSH tha se: Shpreh besimin se presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta do të sillet si një president pro-europian.
“Do të kishte qenë mirë sikur të ishte zgjedhur me pjesëmarrjen e opozitës në parlament, por nuk ishte. E njoh zotin Meta, prej vitesh dhe kam shpresë vërtet se ai do të sillet si një president pro-europian, si një president që do të ketë në mendje një të ardhme të mirë të Shqipërisë në BE” tha Eduard Kukan.
“Po përpiqemi t’i mbushim mendjen kryetarit të partisë demokratike se vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet politike. E nuk heqim dorë nga kjo”. Propozimet e kryeministrit Rama i quan “lëshime serioze ndaj opozitës”.
Sipas tij, çdo bojkot i zgjedhjeve dhe çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian. Fillimisht zoti Kukan flet për situatën politike në Shqipëri.
“Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri, sepse zgjedhjet po vijnë, koha fluturon dhe ne ende nuk kemi kushte të vendosura politike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Për mënyrën sesi shkuan negociatat, ato nuk sollën ndonjë rezultat, edhe pse pati shumë misione, shumë thirrje, diskutime, por sërish nuk ka asnjë marrëveshje. Nga qëndrimet e kryeministrit dhe të liderit të opozitës, kuptoj se takimi nuk ishte i sukseshëm e ne dëshirojmë të shohim se Shqipëria ecën përpara pas zgjedhjeve. Kështu që, çdo bojkot i zgjedhjeve, çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian! Prandaj, ne po mundohemi t’i mbushim mendjen partnerëve tanë, Lulzim Basha dhe partinë e tij, se është e domosdoshme për t’u angazhuar në dialog politik, për zgjidhje politike dhe ne ende nuk heqim dorë nga kjo. E di se është kohë e shkurtër dhe qëndrimet e palëve janë shumë larg, por ne do të vijojmë të dërgojmë të tilla mesazhe në mënyrë që të ketë zgjedhje demokratike e të lira, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, sigurisht, sepse pa pjesëmarrjen e të gjithave, dëmtohet vendi, lëndohen të gjithë. Ne, më të vjetrit që jemi marrë në këtë punë me Shqipërinë, e dimë tepër mirë se është humbur shumë kohë për shkak të “kokëfortësisë politike” të elitës politike. Kjo duhet lënë mënjanë me të vërtetë dhe ata, të gjithë, duhet të sillen me përgjegjshmëri për vendin e tyre.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY