EMRI/ Tiranë, pacienti i vjedh celularin dentistit, por ja si e pëson

EMRI/ Tiranë, pacienti i vjedh celularin dentistit, por ja si e pëson

119
0
Shares

Lilo Skëndi, një pacient që kishte shkuar te dentisti për të mjekuar dhëmbin, ka përfituar nga pakujdesia e doktorit,duke i vjedhur atij telefonin celular. Por fatmirësisht, Skëndi në ikje e sipër nga klinika dentare është pikasur nga djali i dentistit, duke arritur të dyshojë për diçka të keqe.
Daljen e dyshimtë nga klinika të të pandehurit e ka parë, djali i të doktorit,i cili në ato momente po zbriste nga banesa e tij, e cila ndodhej në një kat sipër klinikës së babait të tij. Djali hyn në klinikë, duke pyetur babanë e tij nëse kishte pasur ndonjë pacient apo klient që sapo kishte dalë nga klinika.
Por doktori i ka deklaruar se jo. Kanë kontrolluar në sallonin e pritjes së pacientëve dhe kanë konstatuar faktin se mungonte telefoni celular, të cilën e kishte vendosur në karikim.
Djali i dentistit vihet në ndjekje të personit të dyshuar, dhe bën të mundur ndalimin e të pandehuri Lilo Skëndi.
Pasi e pyet të Skëndin në lidhje me vjedhjen e telefonit celularë të babait të tij, i pandehuri fillimisht mohon faktin e vjedhjes, dhe kur ai i bën me dije se do të njoftonte policinë, i pandehur nxjerr nga xhepi telefonin e vjedhur në klinikën e babait të tij, duke i kërkuar të dëmtuarit që të mos njoftonte policinë.
Por djali i dentistit ka vijuar më tej këtë histori, duke e çuar të riun në policinë e Tiranës.
Pak ditë më parë Lilo Skëndi është dënuar me 6 muaj burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY