DEKLARATA/ 3 anëtarë të KQZ deklarojnë: Ja shkeljet me listat e kandidatëve...

DEKLARATA/ 3 anëtarë të KQZ deklarojnë: Ja shkeljet me listat e kandidatëve për deputetë

99
0
Shares

Zv.kryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj dhe dy anëtarët, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri kanë denoncuar disa parregullsi në listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk i ka marrë parasysh kryetari i KQZ-së Denar Biba siç thonë ata.
Duke e cilësuar vendimin e tij për të miratuar listat shumemërore tre anëtarët thonë se kjo është një tjetër shkelje.
DEKLARATA E PLOTË
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne mbledhjen e dt. 07. 05. 2017, do të shqyrtonte disa projekt-vendime për miratimin e listave shumemërore të kandidateve për deputet të paraqitura nga partitë politike.
Tre anëtarët e KQZ konstatuan se për disa subjekte zgjedhore kishte parregullsi/mospërputhje mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit.
Ne kërkuam verfikimin e këtij dokumentacioni. Kërkesa ishte në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor dhe është detyrim i KQZ për të verifikuar nënshkrimet mbështetëse të zgjedhësve për kandidatët dhe për të përjashtuar nënshkrimet e parregullta, sikurse e përcakton neni 71 i Kodit Zgjedhor.
Kryetari i KQZ refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi kërkesën tonë përmes një votimi të pambështetur në ligj.
Vendimmarrja e kryetarit të KQZ për të penguar ligjshmërinë dhe transparencën e dokumentacionit të kandidatëve për deputet dhe për të na penguar të ushtrojmë detyrën është një sjellje e përsëritur në dëm të misionit dhe detyrave të KQZ dhe në favor të interesave të subjekteve të caktuara zgjedhore.
Fatkeqësisht kjo vendimmarrje e re abuzive, është ne vazhdën e vendimmarrjeve të paligjshme të KQZ, si për shembull regjistrimi i listave të kandidateve të subjekteve zgjedhore tej afatit ligjor. Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cënon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore”.
Hysen Osmanaj, Zv/Kryetar i KQZ-se
Vera Shtjefni, Anetare
Klement Zguri, Anetar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY