Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali tha se vetëm gjatë muajit mars të këtij viti u blokuan në shkallë vendi rreth 10,3 tonë lëndë narkotike. Sipas burimeve zyrtare italiane rreth 7,8 tonë ishte e llojit marijuanë me prejardhje në masën dërrmuese nga Shqipëria, ndërsa rreth 2,5 tonë ishte hashish. Sipas Antidrogës Italiane policia arrestoi në rreth 2300 operacione 2170 persona nga të cilët 1109 të huaj. Mes të arrestuarve të përfshirë në vepra të trafikut dhe shpërndarjes së drogës 214 persona ishin të mitur.voa
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/