Lezhë, KLSH kallëzon 8 zyrtarë të ALUIZNI, abuzuan me detyrën

Lezhë, KLSH kallëzon 8 zyrtarë të ALUIZNI, abuzuan me detyrën

131
0
Shares

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, me objekt:“Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik , që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për : E K, me detyrë ish-arkivist, E.L me detyrë ish-arkivist, F. Z, me detyrë specialist jurist, E.J  me detyrë jurist, E.Z me detyr? hartograf, K.M ish-juriste, B. RR ish-juriste dhe N.N me detyr? hartograf, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

– ZVRPP Lezhë nuk ka marrë masat e nevojshme për ndjekjen e problemit në rrugë administrative e ligjore deri në kallzim penal, për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj personave përgjegjës, për mungesën e 1045 praktikave dokumentare (referenca), pasi nuk janë zbatuar kërkesat ligjore të marrjes dhe dorëzimit të detyrës nga punonjësit e arkivës, në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, Rregulloren nr. 184, datë 8.4.1999 “Për Punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” me ndryshime dhe Rregulloren e ZQRPP nr. 2079, datë 11.06.2007.

– Në 5 raste, sipas dokumentacionit në ZK nr. 2568, fshati Mali i Rrencit Lezhë, në emër të trashëgimtarëve të familjes I, rezultoi se sipas vendimit nr. 55, datë 28.02.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit Pronave Qarku Lezhë, është njohur sipërfaqja 395 ha dhe kthyer 100 ha. Nga Gjykata e Shkallës së Parë, Rrethit Gjyqësorë Lezhë me vendimin nr. 227, datë 16.07.2002, në mungesë të të paditurit KKK Pronave dhe Avokaturës së Shtetit, në pjesën vendimore ka vendosur ndryshimin e vendimit, për mënyrën e kompesimit, duke u kthyer në natyrë pronësinë 5 paditësve me sipërfaqe prej 295 ha.

Në sipërfaqet e regjistruara në ZVRPP Lezhë, ndodhen pasuri në zërin kadastral rrugë, shkëmb, rezervuar, ledh dhe “ranishte”, etj., që nuk përshkruhen në vendimin e KKKP, apo në vendimet e gjykatave respektive, ndërkohë që sipas tyre janë njohur dhe kthyer zëri kadastral “pyll dhe kullota”. Në lidhje me këtë pasuri del se nga bashkimi i tyre në pasurinë nr. 1073, në zërin kadastral “pyll”, përbëhet sipas këtyre zërave kadastral: shesh, sipërfaqe 209 m2, në zërin kadastral  rrugë, me sipërfaqe 650 m2, në zërin kadastral  ranishte, sipërfaqe 8.37 ha, në zërin kadastral  rezervuar, sipërfaqe 6442 m2, në zërin kadastral  shkëmb sipërfaqe 2587 m2, pasuri si ledh, etj, veprimet e regjistrimit të këtyre pasurive janë në kundërshtim me ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994 i ndryshuar dhe nenin 193 të Kodit Civil.

– Në 24 raste me sipërfaqe 332097 m2(33,2 ha) në zonë e Ishull Shëngjin, kanë regjistruar pasuri të llojit “Tokë Bujqësore”, që nuk figuron si e tillë në regjistrat përkatës deri 1.08.1991, për rrjedhojë ZVRPP Lezhë nuk duhet të regjistronte pasuri të llojit “arë”, duke e tjetërsuar nga pronësia “shtet” tek poseduesi i AMTP-së, pasi këto sipërfaqe në parcelat përkatëse rezultojnë të jenë të llojit pyll, kënetë apo ranishte, veprim në papajtueshmëri me ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 , të ligjit nr. 8337, datë 30.04.1998 dhe ligjin 7501, datë 19.07.1991, i ndryshuar dhe konkretisht:

– Janë përfituar  në ZK nr. 1987 fshati Ishull Shëngjin, me referencë nr. 6060, regjistruar tokë bujqësore arë me sipërfaqja 26.500 m2, parcela nr. 79, sipas AMTP nr. nr. 4064, datë 28.04.1995, në zërin kadastral “arë”, ndërsa sipas Njësisë së Menaxhimit dhe zërit kadastral para vitit 1991, ndodhet në zërin kadastral “pyll”, pajisur me çertifikatë datë 10.07.2015 për sipërfaqen 26.500 m2. Gjithashtu del se nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së AMTP-së, pasi qytetari ka përfituar më tepër 10.000 m2 se norma ligjore për frymë.

– Në ZK  nr. 31266 qyteti Shëngjin, me referencë nr. 883, T.M sipas AMTP-së nr. 2514/1, datë 13.09.2001 ka përfituar sipërfaqen 5473 m2 e ndarë në 2 parcela, duke ndryshuar nr. e pasurisë dhe zërin kadastral nga ranishte në arë, si dhe dokumentacioni bën fjalë për në fshatin Ishull Shëngjin, ndërsa regjistrimi është kryer në ZK nr. 3126 qyteti Shëngjin.

– ZVRPP Lezhë në 1 rast në ZK nr. 2568, rezulton se është regjistruar objekt “Hotel 2-3-4-5 kate + P dhe një kat nëntokë”, me investitor shoqëria “P… E…” shpk, sipas vendimit të KRRT-së Këshilli i Qarkut Lezhë nr. 35, datë 07.04.2011, me sipërfaqe të sheshit 6000 m2, sipërfaqe ndërtimi 1567 m2, si dhe kanë shmangur pagesën prej 630 mijë lekë, dëm ekonomik për 78 regjistrime. Miratimi i kësaj leje nga Këshilli i Qarkut pa u miratuar në KRRTRSH në zbatim të nenit 70 të ligjit nr. 8405, datë 10.09.1998, “Për Urbanistikën” vjen në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH nr. 18, datë 21.07.2009, pasi kjo zonë është futur në zonë të mbrojtur të studimit të bregut të Drinit.

– Në 9 raste janë konstatuar regjistrime në regjistrat e hipotekës të lejeve të ndërtimit, për të cilat nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, duke shmangur pagesat e detyrueshme në vlerën 12, 295 mijë lekë dëm ekonomik, veprimet e mësipërme vijnë në kundërshtim me nenin 50, “Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në ndërtesa”, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.3.2012, “pika 2 , neni 48 regjistrimi i lejes së ndërtimit pika 1,2, 4, me kërkesat e nenit 13, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998, të ndryshuar.

– Me referencë nr. 7041, ka regjistruar, në emër të investitorit “AR” shpk, leje legalizimi nr. 8169, datë 25.10.2016 të objektit “godinë banimi 7 + 1 kat bodrum” Ishull Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe totale për banim 5004 m2, për aktivitet 782.9 m2, numri i kateve mbi tokë 7 kate. Ky objekt ka qenë i trajtuar me leje ndërtimi nga komuna Shëngjin, është trajtuar me leje legalizimi për efekt të shmangies nga subjekti “ Á R”shpk  të  pagesave të taksës së ndikimit në infrastrukturë në vlerën 6,443,415 lekë dëm ekonomik, janë regjistruar 128 njësi dhe apartamente të individualizuara, por nuk del që të jenë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta për 1033.5 m2 të barabarta në vlerë prej 722,394 lekë, që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit .

– ZVRPP Lezhë në 74 raste, ka evidentuar pasuri me mbivendosje, por në asnjë rast nuk është regjistruar mbivendosje në kartelat e pasurisë së paluajtshme dhe në Seksionin “E” të kartelës, nuk është vendosur shënimi “Ndalohen veprimet mbi pasurinë deri në zgjidhjen e problemit të krijuar nga mbivendosja”, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 33, datë 210.03.2012, duke sjellë pasoja të rënda sociale në të drejtën e pronësisë së qytetarëve.

– Ka një pamjaftueshmëri e nivel të ulët të performancës së punës e shprehur në administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces të pa përfunduara të cilat arrijnë mbi 670, ndërsa të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar arrijnë 6,417.5 mijë lekë, që kanë sjellë si pasojë mungesën e transparencës ndaj publikut, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata.

– Në 7 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, të cilët kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 186483 m2, se sasia takuese bazuar në përbërjen familjare tëdatës 1.08.1991 dhe normën e përcaktuar për frymë,

– Familja bujqësorë “P D S”, ka poseduar 2 AMTP, ka përfituar më tepër tokë bujqësore me sipërfaqe 76757 m2[93757(sasia e tokës që ka marrë)-17200 (sasia takuese)], veprime këto në papajtueshmëri me ligjin nr. 33, datë 21.03.2012, me ligjin 7501, datë 19.07.1991, “Për Tokën”, i ndryshuar dhe VKM 255, datë 02.08.1991, i ndryshuar, UKM nr. 2, datë 13.06.2013.

– Në 1 rast, kanë regjistruar në kartelën e pasurisë së paluajtshme 5 pasuri me sipërfaqe totale prej 17825 m2 dhe kanë kryer transaksione, duke lëshuar çertifikata pronësie për disa nga këto pasuri, ZK 1986 Ishull Lezhë, të cilat janë regjistruar sipas AMTP nr. 1508, e cila është pa datë dhe nuk është origjinale, por fotokopje(e pa lexueshme), e pa noterizuar dhe e pa konfirmuar nga pushteti lokal, ndërsa në ZVRPP Lezhë nuk ndodhet AMTP origjinale.

– Në 5 raste  kanë regjistruar pasuritë:  pasuria nr. 5/115, truall+ndërtesë me sipërfaqe 7870 m2, investitor shoqëria “M C” shpk; pasuria nr. 3/68, truall+ndërtesë me sipërfaqe 1320 m2, investitor shoqëria “I A.S.” shpk; pasuria nr. 4/183, truall+ndërtesë me sipërfaqe 2014 m2, investitor shoqëria “F” shpk; pasuria nr. 5/126, truall+ndërtesë me sipërfaqe 1676 m2, investitor shoqëria “A V C” shpk; pasuria nr. 6/296, truall+ndërtesë me sipërfaqe 1848 m2, investitor shoqëria “N” shpk, ZK 8632,  regjistruar pasurinë nr. 6/281, volum 21, faqe 228, ZK 8632, truall+ndërtesë me sipërfaqe 2062 m2, lëshuar certifikatë pronësie për shoqërinë  ”L-A” shpk,  konstatohet se, regjistrimi i pronës  është bërë në mungesë dhe me parregullsi të dokumentacionit tekniko ligjor, pasi Leja e Përdorimit nuk është lëshuar nga Kryetari i Bashkisë por nga një Drejtor jashtë kopetencave ligjore, si dhe mungon deklarata e përputhshmërisë lidhur me sipërfaqet  e cila kofirmon kryerjen e punimeve në perputhje me normat e standardet e sigurisë në fuqi.

– Në 10 raste, kanë regjistruar Leje legalizimi duke mos verifikuar elementët e përmbajtjes së Aktit Administrativ, në lidhje me sipërfaqen e parcelës ndërtimore, që sipas përcaktimeve ligjore nuk duhet të kalonte 300 m dhe është përfituar padrejtësisht 1905 m2.

Kanë kryer regjistrimin e pasuris?  në ZK 8631 t? qytetarit  N F Gj, nr. 11/335, vol 20 faqe 36 nga pasuri me pronar shtet n? seksionin C të kartelës, n? pasuri të fituar me AMTP me sipërfaqe 21200 m2. AMTP e  lëshuar,  ?sht?  fotokopje dhe e pa firmosur nga pronari N F Gj. N? dosje gjendet nj? deklaratë noteriale, fotokopje e pa noterizuar nga deklaruesi N F Gj, i cili  deklaron se gabimisht janë regjistruar n? pronësi t? familjes s? tij 2 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 10500 m2 . Qytetari deklaron se  heq dore vullnetarisht nga kjo pasuri, por rezulton se pasuria me datë 13.05.2015 ka kaluar n? ndarje dhe jo mbyllje. Pra, rezulton se qytetari N F Gj e posedon k?t? pasuri dhe nuk qëndron fakti i heqjes dorë, duke përfituar padrejtësisht 10500 m2  tokë arë më shumë .

 

KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, konkretisht,  E. K, me detyrë ish-arkivist, E. L me detyrë ish-arkivist, F. Z, me detyrë specialist jurist, E. J  detyrë jurist, E.Z me detyr? hartograf, K.M ish juriste, B.RR ish juriste, dhe N.N me detyr? hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr. 1330/11, datë 02.05.217, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 18.664 milionë lekë dhe shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., për pasojë kanë konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

I është kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë që në materialin e paraqitur të vlerësohet dhe përgjegjësia e personave të tjerë dhe ish punonjës të tjerë të ZVRPP Lezhë, që kanë kryer shkelje ligjore dhe që janë trajtuar nga ana jonë në pjesë të materialit, që është objekt i hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY