Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet në Kavajë, si një mundësi kompromisi dhe shmangie e konfliktit, thuhet në një njoftim për shtyp të kësaj partie.
“Në realitetin e një vendi evropian, sheshet nuk janë arena e përplasjeve politike. Janë zgjedhjet arena e vetme e demokracisë. Politika shqiptare e ka për detyrë të arrijë kompromis për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente; të jetë politika në shërbim të qytetarëve e jo të trajtohen qytetarët si veglat e politikës.
Sa nuk është vonë, klasa politike duhet të reflektojë e të kuptojë pasojat afatgjata që i lë vendit një sjellje e papërgjegjshme e elitës së saj”, përfundon deklarata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/