Këngëtarja shqiptare Eda Zari dhunonte nënën, gjykata e dënon me burg

Këngëtarja shqiptare Eda Zari dhunonte nënën, gjykata e dënon me burg

220
0
Shares

Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari u shpall fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe gjykata e dënoi me 6 muaj burg.
Një konflikt pronësie është bërë shkak i një maratone problemesh për këngëtaren e njohur shqiptare Eda Zari.
Mamaja e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se këngëtarja kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet, pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari. Akuzat, që asokohe bënë bujë në media, u shoqëruan me një përballje nënë e bijë, që sipas Zhane Zarit, degjeneroi me dhunë.
Pas këtij episodi, këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë ndaj mamasë, e cila ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj të vitit të kaluar dhe tashmë, procesi gjyqësor ka përfunduar. Gjykata e ka shpallur fajtore Eda Zarin, për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY