DETAJE/ Elbasan, për kë ishte pakoja me lëndë plasëse?

DETAJE/ Elbasan, për kë ishte pakoja me lëndë plasëse?

263
0
Shares

Alarmi për bombë pranë rrugës së Teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka mbajtur të mbërthyer në ankth për shumë orë banorët përreth.
Shkak për alarmin u bë konstatimi i një valixheje të dyshimtë të lënë në buze të një  trotuarit, ngjitur një automjeti të parkuar. Ishte një telefonatë në polici që njoftoi për një pako të dyshimtë pranë mjetit tip Golf me targa AA 774NK.
Policia konstatoi se nuk kishim te benim me nje alarm fals.
Pas hetimve që iu bënë pakos së dyshimtë u deklarua se kemi të bëjmë me një lëndë plasëse. Ndërkohë po priten analizat e detajuara nga Tirana, që të përcaktojnë edhe llojin e lëndës plasëse, ashtu edhe sasinë e saj.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, kush ishte autori i lënies së valixhes me lëndë plasëse dhe cili ishte qëllimi.
Pas hetimeve rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Mir Lumshit, i cilio njihet dhe me pseudonimin Tenja. Eksplozivi ishte  vendosur poshtë makinës në krahun e shoferit dhe lënda plasëse do të shpërthente në momentin që do të ndizej makina.
Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në bizneset përreth për të hedhur dritë rreth ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY