Berisha parashikon: A do të futet PD në zgjedhjet e 18 qershorit?

Berisha parashikon: A do të futet PD në zgjedhjet e 18 qershorit?

112
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “Neës 24” ka komentuar mundësinë e fitjes së PD në zgjedhje dhe arsyet e bojkotit ndërsa ka shpjeguar se pse mendon se Rama nuk do të arrijë asnjëherë në marrëveshje

Z.Berisha në këto 27 vite Shqipëria ka kaluar shumë kriza, madje edhe shumë të gjata, por kjo duket se ka një ngërc shumë të madh. Çfarë e bën këtë krizë që të jetë kaq e pazgjidhshme?

Deri në këtë moment që flasim kjo është kriza më e rrezikshme

Ju jeni futur ne zgjedhje edhe në ’97 apo jo?

Kjo është kriza më e rrezikshme që ka rrokur ndonjëherë Shqipëria. Pse? Ka patur më traumetike për momentin, ka patur më tronditëse por problemi është se, në të gjitha rastet, kanë qenë zgjedhjet si rrugëzgjidhja e tyre. Pra zgjedhjet e pranuara si rrugëzgjidhje nga të gjitha palët.

Po pra dhe nuk janë bojkotuar asnjëherë…

Nuk janë bojkotuar pikërisht se zgjedhjet janë pranuar nga të gjitha palët. Kurse sot janë ato të cilat kanë vdekur për njërën palë. Dhe pse kanë vdekur zgjedhjet? Kanë vdekur sepse ka vdekur vota e lirë. Opozita në 4 vjeçarin e saj mund të ketë shumë problematika, mund të shtrojë shumë çështje por një është çështja e të gjitha çështjeve; vota e lirë. Kjo është gjithçka.

Ju jeni shprehur gjithmonë se bojkotimi i zgjedhjeve është vetëvrasje politike, i qëndroni ende?

Bojkotimi i zgjedhjeve, por them zgjedhjeve, kur them zgjedhjeve zgjedhje jo farsës. Farsa elektorale është fataliteti më i madh që mund ti ndodhë një vendi. Të qëndrojmë këtu. Opozita sot në këtë narko-republikë, e cila ka Noriegën e vet, ka narko-policinë që e patronoi shpërndarjen e drogës në të katër anët e vendit, dhe faktikisht ata u shkarkuan për tu zevendësuar me zëvendësit e tyre po kaq mëkatarë sa ata, ka armatën e rojeve, të armatosura në mënyrë të paligjshme, që ruanin 24 orë mbi 10 mijë plantacione kanabisi, ka armatën e trafikantëve, të gomoneve, të fabrikave e laboratëve të drogës. Të gjithë i ka kundër opozita, dhe opozita nuk u lëkund asnjëherë në qëndrimin ndaj drogës. Opozita kishte një zgjidhje dhe po e vlerësojnë tani. Mjafton që opozita në vitin 2015 të thoshte shikoni këtë problemin e drogës ne do e zgjidhim me referendum, do pyesim shqiptarët dhe këta s’ishin kundër nesh pastaj. Me një fjalë, ne zgjodhëm zero tolerancën ndaj këtij problemi.

Së dyti, opozita ka bandat e krimit kundër. Edi Rama cfarë ka bërë kësaj radhe. Ka bërë listën e deputetëve. Ka zëvendësuar vrasës me vrasës edhe më të rrezikshëm, ka zëvendësuar trafikatë me trafikantë edhe më të rrezikshëm, dhe këto do provohen këto do faktohen ..

Kur flasim për zgjedhje të lira, nga takimi i parë me z.Basha, z. Rama u shpreh se “do të ketë një monitorim ndërkombëtar aq sa unë nuk e kam parë në ëndrrat e mia më të bukura, kur ishte z.Berisha kryeminstër”. Ndërkohë nga ana tjetër edhe z. Meta kërkon vëzhgues për të patur monitorim, nuk krijon besim kjo?

Shumë e drejtë pyetja. Në vitin 2000, ka qenë fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, qendra “Xhimi Karter” dhe vetë ish-presidenti Karter erdhën në Shqipëri, kishte një konflikt të madh për zgjedhjet, dhe erdhën në Shqipëri me vullnetin më të hekurt, ata janë vëzhgues ndërkombëtarë shumë të njohur të zgjedhjeve, dhe erdhën në Shqipëri me vullnetin më të hekurt për të vëzhguar zgjedhjet. Pasi u njohën me kushtet këtu, lëshuan një raport, e përhapën kudo, por jo në publik, në të cilën shkruajtën: “Zgjedhjet në Shqipëri janë të vdekura pa u zhvilluar”. Mirëpo ato ishin zgjedhje lokale në vitin 2000. Dhe unë nuk do të kisha të njëjtin qëndrim si në lokalet dhe në të përgjithshmet. Nëse kthehemi në këtë gjë unë mund të them se në prag të zgjedhjeve lokale unë kam bërë një status në të cilin them se zgjedhjet janë të vdekura. Dhe historia provoi se zgjedhjet ishin masivisht të atakuara.

Pra këtu kemi të bëjmë me zgjidhje që kanë vdekur pa u zhvilluar. Kemi të bëjmë me kushte, zgjedhjet i përcaktojnë bandat. Edi Rama nxori nga burgjet jo një, po një numër të konsiderueshëm vrasësish serial që janë të gjithë të regjistruar, të cilët absolutisht diktojnë në zonat e tyre rezultatin elektoral. Opozita nga ana tjetër përballet me një mal narko-eurosh. Ç’është ky mal narko-euro? Sipas BBC janë 5 mld, të tjerë thonë që arrin në 15 mld, nuk e di sa është, por është e mjaftueshme të blesh votën e një shqiptari qofte edhe me 1 mijë euro …

Dua të qëndrojmë pak, dhe theksoj pjesës së bojkotit ka një kosto apo jo?

Të madhe shumë.

PD dhe opozita çfarë rrezikon me mospjesëmarrjen në zgjedhje? A do e rrezikonte PD një përjashtim nga PPE?

PD dhe të gjitha partitë opozitare së bashku, mos harro se sot aty në çadër janë të bashkuara të gjitha partitë opozitare parlamentare dhe jashtëparlamentare, përveç krijesave të Edi Ramës. Këtu në Ipad kam unë formularët e firmosur nga punonjës të administratës për X parti, pa emër partie se do i shpërndante Edi Rama do i jepte partive që të regjistrohen. Pra PD ka një alternativë, ka farsën elektorale dhe çimentimin e Noriegës si kryetar i narko-republikës, ka pastaj një qëndrim refuzues ndaj narko-republikës dhe farsës elektorale. Natyrisht vendi është në një krizë shumë të thellë por kriza nuk është nga qëndrimi i opozitës…

Po çfarë rrezikon PD, dhe ka një përgjegjës?

PD në gjithë përpjekjet e saj i bën vetëm që të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse PD gjithë përpjekjet nuk do i bënte për të marrë pjesë në zgjedhje, atëherë ajo do meritonte me të vërtetë çdo ndëshkim, por PD s’po bën asgjë tjetër një sakrificë të paparë deri më sot vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është e vërteta

Si do ta komentonit ju takimin mes z.Rama dhe z.Basha? U fol se do të kishte një marrëveshje por nuk u arrit gjë..

Ata që e njohin Edi Eamën, e dinë se Edi Rama dhe marrëveshja janë dy gjëra të kundërta. Edi Rama di marrëveshje vetëm ate që i intereson atij. Unë e kam provuar atë gjatë ndryshimit të Kushtetutës që bëmë, por unë nuk isha maksimalist. Natyrisht ato ndryshime nuk them që nuk i konvenonin PD dhe qeverisë, po i konvenonin po kaq ndoshta pak më shumë dhe Edi Ramës. Dhe aty ramë dakord se cdo hap tjetër që unë përpiqesha të shtyja për të përmirësuar më tej kushtetutën ai ishte kategorik. Me Edi Ramën duhet patur një gjë parasysh, se nuk ka kurrë marrëveshje me dialog sepse ai nuk e njeh dialogun. Ai është një person shumë shumë instabël me këtë. Me këtë nuk dua që nuk duhet ulur, nuk dua të them që duhet injoruar dhe përjashtuar, por gjuha e vetme që ai njeh është gjuha e imponimit nga qytetarët shqiptarët.

Çfarë shihni ju si zgjidhje të krizës?

Unë absolutisht, duke mbështetur çdo perpjekje për dialog, unë personalisht më duhet të them se vetëm revolucioni do mund t’i imponojë Edi Ramës një kthesë “lens non volence”, don apo s’don thotë latini.

Po kur flasim për mosbindje civile, që ju e lakoni shumë z.Berisha?

Vetëm ajo është, janë 55 e ca forma të mosbindjes civile. Ato do ta detyrojnë Edi Ramën, sepse qytetarët duhet të vendosin. Edi Rama çfarë tregon deri tani? Edi Rama tregon deri tani se është i vendosur të asgjesojë pluralizmin. Nuk ka vepër më kriminale që mund të imagjinohet se sa një kryeministër që thotë unë do shkoj pa opozitën dhe do e krijoj opozitën thotë. E di ç’bëri Ramiz Alia në vitin 1990? Nën shembullin e Millosheviçit, se jugosllavët i kishin, futi dhe shndërroi në subjekte elektorale levat e partisë; gruan, bashkimet profesionale, frontin, rininë e me radhë. Ky është pluralizëm tha. Mirëpo në politologji, në doktrinë, ky quhet pluralizëm burokratik.

Edi Rama i dha LSI-së presidentin për ta mbajtur në opozitë. Pra për të krijuar opozitën e tij. Edi Rama, ka mbush fishat këtu, ka mbush fisha për të krijuar partitë satelito opozitare. Pra tani, pasi e kanabizoi vendin, pasi e shndërroi në narko-republikë, tani po krijon edhe narko-opozitën. Po krijon opozitën e narko-republikës. Janë këto qëndrime, të cilat e bëjnë të pashmangshëm ballafaqimin.

Keni thënë në fjalimet tuaja se nëse ecet me këto ritme, Edi Ramën e pret fataliteti, tingëllon si kërcënim, çfarë do të thotë kjo?

Jo nuk e kam aty, ai ka një problem ju e dini. Po të hyni të lexoni për historinë e tij, ky, njerës prej gazetave më të mëdha italiane i ka thënë se jo një herë por disa herë kam bërë tentativë për vetëvrasje. Se kur e lëshojnë nervat atë e lëshojnë atë pastaj. Ky është fatalitet. Ky quhet fatalitet në terma social, dhe kjo absolutisht do t’i ndodhë, ose do ta krrehin!

Në fjalimin tuaj në Cadër keni thënë se ka një fund mëshira. Deri kur do ta mëshironi?

Mëshirë ishte 18 shkurti. E them edhe një herë se 80 ose 100 mijë vetë të atyre që erdhën, erdhën për t’i dhënë duart Edi Ramës. Mëshirë ishte ajo dhe bëmë mirë. Nuk ka provë më të shkëlqyer të vendimit të opozitës për zgjidhje paqësore se sa 78 ditë protestë, të të gjitha përmasave dhe një xham nuk është thyer. Kjo është mëshirë. Se e vërtëta është se nëse situata merret në dorë nga revolucioni, zgjidhja do të jetë shumë e shpejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY