Berisha komenton kundërshtimet e Selamit, Bregut dhe Topallit, Rama shkruan komente me...

Berisha komenton kundërshtimet e Selamit, Bregut dhe Topallit, Rama shkruan komente me pseudonim në FB tim

157
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar zërat kundër brenda PD në lidhje me bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve të 18 qershorit, në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “News 24”.

Përqëndrohemi pak edhe tek zërat kundër te PD siç është zonja Topalli, zonja Bregu apo dhe zoti Selami. E kanë kritikuar kryetarin e PD se nuk ka mbledhur forumet drejtuese prej kohësh. Madje zoti Selami arriti tha se kur ishte Berisha nuk ndodhte kjo.

Për shkak të një pozicioni që kam, nuk ndërhyjë absolutisht në debatin e brendshëm të partisë. Ajo që mendoj se ka një vlerë shumë të madhe është që të ketë hapsira që secili të shprehë mendimin e tij përndryshe partia humbet karakterin demokratik të saj.

Po pra po a është gabim mos mbledhja e grupit parlamentar të PD?

Kryetari mund ta kishte mbledhur, vetëm se vendimin për bojkotin e parlamentit e ka marrë grupi parlamentar i PD. Ky vendim ishte i detyruar nga lëvizja, nga revolucioni që filloi. Unë i mirëkuptoj kritikët tanë pse u larguam nga parlamenti, shumë e drejtë se s’mund të themi që nuk është. Por problemi është se revolucioni që nisi dhe që vazhdon pa ndërprerje, ata të cilët po vazhdojnë dhe po e bëjnë nuk e shihnin, nuk e përtypnin dot praninë tonë në parlament me kundërshtarët tanë. Ne jemi në çadër dhe bulevard, parlamenti për ne ka marrë fund thonin. Kështu që në këtë kontekst nuk ishte ky një vendim i vullnetshëm por një vendim i diktuar nga revolucioni. Ndaj dhe them që një herë e udhëheq ndërsa herën tjetër të udhëheq ai ty.

Në mbledhjen e grupit parlamentar si i patë reagimet?

Secili aty shprehu mendimin e vet por përveç mendimeve të njohura, mbështetja ka qënë totale për linjën që po ndiqet.

Në mbledhje e quajtët zonjën Topalli “e deklasuar”.

Ishte një shaka e imja ajo!

Të përqëndrohemi pak tek kriza, kanë dështuar disa negociata. Të përqendrohemi pak tek PD. Cfarë bisedoni me Bashën, çfarë e këshilloni?

Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD, që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut, dhe ky përgjegjës është kryeministri i vendit.

Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?

E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon Facebookun tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, derisa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.

A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra? A është konsultuar ai me ju për këtë?

Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël nga qëllimi madhor që kanë; rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Cadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Sot është dita e 78 e saj, e një proteste shëmbullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve; të votojmë të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY