Pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Kukësi në barazim me rezultatin 1:1 tifozeria e saj është përplasur jashtë stadiumit.
Forca të mëdha policie kanë qenë të përqëdnruara rreth tij por nuk kanë mundur të shmangin aktet e dhunës.
Supersfida e javës së 32-të mes Partizanit dhe Kukësit është mbyllur 1-1. Një ndeshje që nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me diktatin ndaj kreut të klasifikimit, që vijon të mbahet me pikë të barabarta në të dyja skuadrat, në kuotën e 66 pikëve, por me verilindorët që kryesojnë falë golavarazhit.
Gjithsesi, fituesi i këtij dueli është skuadra e Skënderbeut, e cilat ka të gjitha gjasat që në përfundim të javës së 32-të të reduktojë në vetëm 1 pikë diferencën nga kreu i klasifikimit. Ishte skuadra e Kukësit, ajo që në rastin e saj të vetëm ka kaluar e para në avantazh, ndërkohë që të kuqtë, dominues gjatë të gjithë ndeshjes, të ndalur më parë edhe nga traversa, kanë barazuar rezultatin në minutën e 46’ me Ekuban.





