LETRA/ Kreu i KQZ-zë i ankohet Kryeprokurorit: PD mund të bllokojë zgjedhjet...

LETRA/ Kreu i KQZ-zë i ankohet Kryeprokurorit: PD mund të bllokojë zgjedhjet të dielën në Kavajë

98
0
Shares

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Denar Biba i ka dërguar sot një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla ku kërkon ndihmën e Prokurorisë në prag të zgjedhjeve lokale në 7 majit në Kavajë.
Në letër ngrihet shqetësimi se PD mund të bllokojë procesin zgjedhor në Kavajë përmes tubimeve. Shqetësimi i kreut të KQZ-së vjen pas informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të policisë Haki Çako më 28 prill.
“Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017.
Me shqetësim konstatojmë se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës e cila dhe kjo është një e drejtë kushtetuese.
Në respekt të kësaj të drejte kushtetuese, Kodi Zgjedhor, ka parashikuar në Nenin 77 të tij, periudhën e fushatës dhe të heshtjes zgjedhore.
Sipas kësaj dispozite, dita përpara datës së zgjedhjeve është data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Gjithashtu vërejme me shqetësim të madh pamundësinë e forcave të policisë së shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajës në mënyrë që të sigurohet e drejta e votës.
Në këtë kontekst, me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush të merrni cdo masë që mund të konsiderohet e nevojshme dhe e arsyeshme në respektim të ligjit për të monitoruar ekseset e mundshme të mund të ndodhin gjatë protestave”, thuhet në leteren e kreut të KQZ drejtuar Llallës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY