Shehi: Sjellja e Ramës sharlatanizëm, po radikalizon aksionin opozitar

Shares

Dashamir Shehi ka theksuar se arsyetimi i Edi Ramës në lidhje me krizën politike të krijuar, po radikalizon edhe pjesën e moderuar të opozitës.
Këtë deklaratë, Shehi, sonte e bëri në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ku tha se duke u përplas me një mur si ky që thotë Edi Rama, edhe pjesa e moderuar me shumë gjasa do të radikalizohet.
Ai nënvizoi se pjesa radikale në opozitë po fiton terren përballë sjelljes së kryeministrit kundrejt zgjidhjes së krizës politike në vend.
“Rama në njëfarë mënyre është tallur, ku bën sikur do të negociojë por në fakt ai s’do të negociojë. Ajo që ofron atje është një sharlatanizëm”, tha Shehi.
Dashamir Shehi ka deklaruar më tej se opozita kërkon garanci më të mëdha se ato që jep Rama. Sipas Shehit ato që ofron Rama nuk janë garanci për zgjedhjet. Shehi deklaroi se Rama të jep zëvendës çka sipas tij  është talljet me opozitën.
Për Shehin kjo që ka ndodhur sot mes Ramës dhe Bashës është e rëndë, dhe sipas tij nuk ka shpresë për konsensus.
“Unë nuk kam më shpresë për zgjidhje, e kam humbur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...