Rama rrëzoi propozimin e Mc Allister, ja cfarë thotë Kryeministri

Rama rrëzoi propozimin e Mc Allister, ja cfarë thotë Kryeministri

130
0
Shares

Kryeministri Rama ka komentuar negociatat që u zhvilluan më 25 prill nën drejtimin e Mc Allister. Rama tha se propozimi i tij u pranua nga unë dhe Meta për 30 sekonda. Pas kësaj Mc Allister kishte takim me opozitën dhe Bashën dhe më pas u organizua takimi në Pallatin e Kongreseve, që ishte një takim famëkeq, pasi dy drejtues më të lartë të politikës shkojnë në dy dhoma të ndryshme me nga një gjerman në dhomë.

Kishte pika si mundësi kompromisi: shtyrja zgjedhjeve deri më 16 korrik dhe pika e dytë për të bërë disa ndryshime në qeveri për të garantuar opozitën. Jam shprehur se nuk i pranoj dhe nuk i refuzoj por jam gati të diskutoj nëse PD voton vetingun. Nëse votohet vettingu do të diskutoj por kam shtuar se shtyrja e zgjedhjeve nuk mund të bëhet duke shkelur kushtetutën.

“Basha luajti blofin si në poker, por me blofin mund të fitosh shumë dhe të humbësh shumë. Për mua politika është shah. Kjo aventurë dhe ky blof ka pasoja të mëdha për PD, por kjo nuk është cështja ime. PD dhe PS janë kundërshtarë dhe unë nuk di ndonjë lloj sporti ku njëri kundërshtar i qan hallin kundërshtarit tjetër, ku i thotë se unë jam këtu që të fitojë kundërshtari. Strategjia e PS ka funksionuar perfekt, strategjia e PD ka dështuar me sukses. PD deshi të marrë peng qeverinë, reformën në drejtësi, zgjedhjet. Në një proces normal PD nuk ka asnjë shans të mundë koalicionin tonë”, tha Rama.

Si kryetar i PS jam mirë që ka fituar strategjia ime, si kryeministër do të bëj gjithçka që zgjedhjet të bëhen më të mirat në Shqipëri. Historitë me Noriegën janë strategji e PD , nuk kanë lidhje me mua.

Duhet të japim disa përgjigje për pyetjet që shtrohen me zgjedhjet:

A ka ndonjë problem me zgjedhjet për shkak të avantazhit që je në qeveri: sigurisht që po. Qeveria ka një sërë instrumentesh që nuk i ka qeveria, asete që janë përdorur gjithnjë në zgjedhje. Kjo është problem.

A ka arsye për tu shqetësuar për përdorimin e nxënësve dhe mësuesve në zgjedhje? Nuk mund të përsëritet historia e Saliut kur mbylleshin shkollat për mitingje. Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, por zakonet dalin me shpirtin dhe pavarësisht vullnetit tonë për të shmangur këtë, janë gjëra që ndodhin, sic ishte rasti i Kavajës. Mësuesja që u tha nxënësve të dalin në miting u pushua nga puna.

Nuk ka arsye për shqetësim për policinë as më parë. Pasi nuk ka pasur as më parë. Kemi pasur cadër në 2009 por policia nuk ka qenë pjesë e ankimimit, po ashtu nga 2013, apo në 2015. Por ka një histori që nuk mund të mos e marr në konsideratë që është ajo e kanabisit, një hiperbolë e PD. Kam bërë propozim shumë realist, një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë, për të vëzhguar nga brenda zhvillimin procesit në të gjitha këto drejtime, administratë, arsim, etj: të jetë një zëvëndëskryeministër nga PD por jo anëtar i PD për të drejtuar një task force për të garantuar se nuk përfshihen në proces zgjedhor të administratës. Ky do të jetë i shoqëruar me përfaqësues nga BE, OSBE dhe SHBA dhe do të kqyrë administratën në bazë të një rregulloreje që nga nafta e automjeteve shtetërore.

Ndërkohë në ministrinë e Brendshme të jetë një zëvëndësministër i propozuar nga PD, por jo anëtar partie ku të monitorihet sjellja e policisë. Po ashtu nje zëvëndësdrejtor i përgjithshëm dhe 12 zëvëndësdrejtorë të jenë në varësi të këtij zëvëndësministri shoqëruar nga misione të BE, OSBE dhe SHBA. Po ashtu te kishte edhe nje zevendesminister per burgjet ku te monitorohen zgjedhjet ne burgje.

po ashtu kam propozuar qe PD te zgjedhe nje minister shteti per teknologjine dhe te pergadise nje project per votim elektronik.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY