Rama deklaron: Nuk jap dorëheqje, nuk ka krizë politike, 7 maji nuk...

Rama deklaron: Nuk jap dorëheqje, nuk ka krizë politike, 7 maji nuk është beteja jonë

103
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen sic e kërkon opozita. Në lidhje me dorëheqjen Rama tha se kemi marrë një lemeri votash në krahasim me pakicën në zgjedhjet e 2013. Ne nuk rishpikim demokracinë. Pakica dhe shumica janë vetëm në një rast njësoj, në garë, tha kryeministri.

“Mund ta diskutoj punë e 4 ministrave të PD, ta diskutoj dhe jo ta pranoj”, tha Rama. Mekanizmi im që kam propozuar përmes zëvëndësave është funksional. Kjo është krizë nervore e PD. Kjo është krizë e brendshme e PD që po kërkon ta eksportojë jashtë saj.

Për ne sfida është 18 qershori. Kavaja nuk është sfidë. Nuk ka garë me kundërshtarë dhe përfaqësues të PD-së. Nëse PD mendon se 7 maji është momenti për të treguar se sa shumë rrëmujë bën, kjo është tjetër problem. 7 maji është një datë për konfirmimin atij që drejton bashkinë. Unë nuk mendoj për 7 majin, si datë për ballafaqim fizik. Unë mendoj se 7 maji është afati i tejfundit i PD për tu regjistruar në zgjedhje. Këto 2 ditë duhet të përdorë PD për të përfituar garancitë e propozimit tonë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY