Përfundon takimi i dytë me Bashën flet Rama: Nuk lëvizim nga oferta...

Përfundon takimi i dytë me Bashën flet Rama: Nuk lëvizim nga oferta jonë, zgjedhjet në 18 qershor

97
0
Shares

Ka përfunduar takimi i dytë midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në përfundim të takimit, sipas edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, bëri të ditur se nuk është arritur në marrëveshje.
Sipas Ramës, ai nuk ka lëvizur nga oferta e takimit të djeshëm, ndërsa ka siguruar se zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor.
“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje, oferta që unë i kam bërë PD nëpërmjet kryetarit të saj, është ajo e ditura për të siguruar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve, ku PD të ketë të dy sytë në proces nga brenda qeverisë, me një zv/kryeministër të propozuar nga PD , por jo nga radhët e saj dhe së bashku me përfaqësues të BE, SHBA, për të siguruar se asetet shtetërore nuk përdoren në fushatë.
Tre zëvendësministra, Brendshëm, Arsimit dhe Drejtësisë, nën shoqërimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, ëpr të adresuar problemet reale të mundshme nga punonjës të Policisë, Burgjeve apo sektorin e Arsimit.
Është diçka që duhet për të
Një rregullore e hartuar e kontrolluar nga zëvendëskryeministri në fjalë për të monitoruar asetet qeveritare.
Për sa i përket aspektit të kërkesës këmbëngulëse të PD-së për votim dhe numërim elektronik, kam propozuar që ministër politik i PD të bëhet pjesë e qeverisë me një projekt të besueshëm për realizimin e këtyre avancimeve teknologjike dhe në se certifikohen të besueshme të aplikohen prej nesh.
Data e zgjedhjeve është 18 qershori, kohë shumë nuk ka jemi në limitet e kohës.
Përpjekja për të bërë aq sa na lejojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar.
Një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi.
Në kuptimin tim të bisedës, këto nk u pranuan nga kreu i PD-së Lulzim Basha”, u shpreh midis të tjerave Rama.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY