LETRA/ Meta i shkruan Tajanit: Duam vëzhgues nga PE për monitorimin e...

LETRA/ Meta i shkruan Tajanit: Duam vëzhgues nga PE për monitorimin e procesit dhe legjitimitetit të rezultatit te zgjedhjeve

91
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga ana e parlamentit evropian.
Një letrën e dërguar, Meta thekson rëndësinë e monitorimit të procesit zgjedhor i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit.
“Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar z. Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë”, shpreh Meta në letrën e dërguar Tajanit.

Teksti i plotë i letrës

Drejtuar:  SH. T. Z. Antonio TAJANI
PRESIDENT
PARLAMENTI EVROPIAN
BRUKSEL

I nderuar Zoti President,
Më lejoni t’Ju informoj se më 18 qershor 2017 do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’Ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Parlamenti Evropian.
Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Ilir META

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY