Kërcënon me thikë në dorë i moshuari: Më ktheni pronat, do të...

Kërcënon me thikë në dorë i moshuari: Më ktheni pronat, do të vras veten

130
0
Shares

Një i moshuar ka tentuar të vrasë veten me thikë ditën e djeshme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Agjencisë për Trajtimin e Pronave ku 63-vjeçari me inicialet C.I mbante në dorë një thikë.
Ai ka terrorizuar qytetarët dukë thënë se “do të vras veten nëse nuk më kthehen pronat”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe një efektiv ka arritur ti heqë thikën nga dora 63-vjeçarit dhe e ka shoqëruar atë më pas në komisariat.
I moshuari është shprehur se Agjencia e Pronave nuk po i jep tokat e tij, pavarësisht se ka vendimet përkatëse.
Mendohet se 63-vjeçari ka qenë në gjendje depresioni, pasi prej kohësh nuk po i njihet e drejta për t’ju kthyer pronat.
Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori për prishje të qetësisë publike dhe C.I është lënë i lirë më pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY