Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka uruar përzemërsisht Presidentin e zgjedhur shqiptar Ilir Meta për zgjedhjen në këtë post.
Urimin e tij Erdogan e ka përcjellë gjatë një bisede telefonike me Metën.
“Ju falënderoj për kontributin tuaj si Kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, i ka thënë Erdogan, ndërsa e ka ftuar Metën për vizitë zyrtare ne Turqi.
Nga ana e tij, Meta mësohet ti ketë thënë homologut turk se, “shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabilteti e sigurie që kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve. Forcimi marrëdhënieve tona do i shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/