Një i ri nga Tirana është duke vuajtur 8 muaj burgim për një takim me shoqen e tij. Eduart Leti është shpallur fajtor për largim në cilësinë e të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Leti ishte nën hetim i dyshuar për veprën penale të mashtrimit dhe për shkak të kësaj akuze, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Por edhe pse vendimi specifikon qartësisht se nuk lejohet të dalësh nga banesa pa marrë më parë leje apo miratimin e autoriteteve, i riu Leti rrezikoi për të takuar një shoqen e tij.
Dhe pikërisht në atë moment, kur të rinjtë po takoheshin policia bëri verifikim në banesën e Letit duke konstatuar mungesën e tij. Nëpërmjet celularit, policia komunikoi me te riun, i cili u tregoi vendin ku po qëndronte bashkë me shoqen e tij.
Por pavarësisht motiveve, ky veprim i kushtoi të riut arrestimin e menjëhershëm, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 8 muaj burgim për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Në argumentimin e saj, gjykata e cilësoi largimin e të riut nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie, të njëjtë me largimin e të burgosurit nga ambientet e burgut. E ndërsa i riu kishte arritur t’i shpëtonte burgut për akuzën e mashtrimit, ai ra brenda për të takuar shoqen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/