Gjermani, s`kishte vend në burg, lirohet shqiptari

Gjermani, s`kishte vend në burg, lirohet shqiptari

108
0
Shares

Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel të Gjermanisë, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletërrest, të lejohej i lirë.
Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.
Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.
Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta.
Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch. Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY