Dalin detaje të reja mbi atentatin e ndodhur sot, rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë xhamisë në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri me armë zjarri është Devis Rustemaj 26 vjeç nga Tropoja, por banues në Tiranë.
Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, i plagosuri ka dhënë identitet të rremë për policinë, pasi nga verifikimi rezultoi se nuk kishte atë emër.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 26-vjeçari është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/