EMRAT/ Marrëdhënie intime me studenten shqiptare, përjashtim nga Policia dhe burg për...

EMRAT/ Marrëdhënie intime me studenten shqiptare, përjashtim nga Policia dhe burg për detektivin anglez

103
0
Shares

Një detektiv i martuar britanik, i cili pati marrëdhënie intime me një të dyshuar është dënuar me 4 muaj burg.

Grant McPherson, 37 vjeç qëndroi në një lidhje me 20-vjeçaren shqiptare Xhesika Lorenci për të paktën 8 muaj. Sipas mediave britanike, ata shkuan bashkë në stacionin e policisë në Notting Hill të Londrës, por jo vetëm.

Gjithçka ndodhi gjatë kohës që 37-vjecari ishte në krye të detyrës.

McPherson e kishte marrë në pyetje Lorencin në Tetor të 2015-ës, pasi studentja shqiptare ishte arrestuar për akuzën e dëmeve kriminale.

Ai përcaktoi se e reja ishte e pafajshme dhe për këtë arsye e la të lirë, por jo përpara se të shkëmbenin numrat e telefonit dhe ta shoqëronte për në shtëpi.

Gjykata britanike, përpara se të jepte vendimin për detektivin u njoh me fakti se kishte qenë studentja shqiptare ajo që i kishte shkruar fillimisht 37-vjeçarit për të dalë.

Ky i fundit i kishte thënë asaj se kishte patur një lidhje të gjatë, që sapo kishte përfunduar dhe se nuk dëshironte një marrëdhënie stabël, por diçka kalimtare.

Në fakt, detektivi në atë kohë jo vetëm që ishte i martuar, por kishte edhe një fëmijë të vogël.

Vetë studentja mësohet se kishte deklaruar që McPherson i kishte dhënë asaj drogë.

Historia në fjalë doli në dritë pasi partnerja e detektivit e raportoi atë të humbur në Gusht të 2016-ës dhe ai u rikthye më vonë në shtëpi i dehur dhe i çoroditur.

Ai u arrestua një ditë më pas për një tjetër çështje dhe iu sekuestrua telefoni, që çoi në zbulimin e mesazheve me 20-vjeçaren.

Gjykatësi, i cili dha verdiktin për detektivin dënoi veprimet e tij, ndërsa e konsideroi karrierën e tij të marrë fund.

“Gjatë orarit të punës, kur ishit në krye të detyrës për të cilën paguheni me paratë e publikut, kryet marrëdhënie seksuale me të. Karriera juaj 16-vjeçare ka marrë fund. Nuk do të jeni më pjesë e policisë. Megjithatë, fatmirësisht për ju keni ende mbështetjen e një familjeje të dashur”.

Pala mbrojtëse tha se McPherson kishte patur probleme me alkoolin, ankthin e depresionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY