DRENICA QELIA/ Shteti në duart e trafikantëve

DRENICA QELIA/ Shteti në duart e trafikantëve

471
0
Shares
drena qelia, vogel

Drenica Qelia

Me dhjetëra kilogramë drogë u është sekuestruar serish trafikantëve shqiptare te hashashit gjatë tentativës  së tyre për ta trafikuar ne shtetet fqinje Greqi, Itali apo në vende të tjera të rajonit dhe BE. Sipas njoftimeve të bëra publike nga strukturat e policisë thuhet se janë arrestuar edhe disa punonjës policie që punojnë në zonat kufitare çka do të thotë se është shkrirë edhe një komisariat policie tjetër pas atyre të Përmetit, Skraparit, Lezhës, Laçit dhe Durrësit që u përfshinë në skandalin e mbjelljes, grumbullimit dhe trafikimit të dhjetëra toneve kanabis sativa.
Ky është një skandal i radhës ku strukturat e policisë e dorëzojnë shtetin në duart e trafikantëve duke lejuar kalimin e tonelatave të drogës në anën tjetër të kufirit dhe duke bashkëpunuar me paligjshmërinë. Në të njëjtën situatë u arrestuan edhe policët e Durrësit të cilët lejuan kamionët të mbushur me drogë që të kalonin në Itali.
Kjo është një situatë e papranueshme për një shtet normal dhe që pretendon se është demokratik dhe ku duhet të mbisundojë respektimi dhe jo shkelja e ligjit.
Luftën politike edhe opozita e ka përqendruar te mundësia që trafikantët e drogës mund të ndikojnë realisht në rezultatin e zgjedhjeve, dhe duke pasur parasysh historinë e shitjes dhe blerjes së votave në Shqipëri një pretendim i tillë i opozitës bëhet shumë i besueshëm.
Edhe në dy rastet e votimeve lokale në Dibër dhe Ersekë për drejtues të pushtetit lokal opozita hodhi akuza të ashpra se paratë e drogës po ndryshojnë rezultatin dhe po blejnë votat, duke e parë në këtë kontekst kauza e opozitës, për ti hequr vendit damkën e drogës dhe shitblerjes së votës, duhet te respektohet dhe të përkrahet jo vetëm nga votuesit e ndërgjegjshëm shqiptarë por edhe nga “votuesit” dhe “të votuarit” ndërkombëtarë… 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY