Çështja “Elton Çiço”/ Kronologjia, kur dhe ku nisi vrasja e Eltonit

Çështja “Elton Çiço”/ Kronologjia, kur dhe ku nisi vrasja e Eltonit

132
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Elton Çiças, ngjarje e ndodhur më 1 maj të vitit të shkuar në lokal “De Niro” në Tiranë, ndërsa i akuzuari kryesor për vrasjen është Jani Alia.
Në dosjen hetimore, prokuroria ka publikuar kronologjinë e ngjarjes.
Më konkretisht: Më datë 1 maj 2016, rreth orës 22:20 minuta në rrugën “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet brenda ambienteve të lokalit “De Niro” një person i pa identifikuar i është afruar tavolinës ku qëndronte Çiça bashkë me shtetasit Redjan Rraja dhe Alban Trimi, person i cili sapo është afruar ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës.
Pas kryerjes së vrasjes, prokuroria sqaron se autori është larguar me një automjet që po e priste jo shumë larg vendit të krimit, çka do të thotë se vrasja ka qenë e organizuar.
“Pasi ka kryer veprimet e mësipërme, autori i ngjarjes është larguar duke vrapuar me shpejtësi nga ambientet e bar-kafesë dhe në një rrugice në afërsi të këtij bari ku ka ndodhur vrasja, ka hipur në një automjet qe e priste me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në dosjen hetimore.
Dy plagët fatale -Sipas Prokurorisë, si pasojë e plagëve të marra, Çiça ka gjetur vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Viktimës i është dhënë ndihme e pare nga personat qe kane qene ne tavoline se bashku me te dhe me konkretisht shtetasit Redjan Rraja, S.K. dhe Alban Trimi, te cilët kane njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës, por viktima kishte ndërruar jete para se te shkonte në ambientet spitalore”, sqaron organi i hetimit.
Sipas ekspertizës të mjekësisë ligjore, viktima ka pasur dy plagë, një në pjesën e faqes së djathtë dhe një tjetër në krahun e djathtë.
Prania e oficerit të policisë gjyqësore – Në vendin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe shtetasi Alban Trimi, me detyrë oficer i policisë gjyqësore. Ky i fundit, sipas Prokurorisë ishte në kafe me shokun e tij, shtetasin me iniciale S.K dhe më pas atyre u është bashkuar Redjan Rraja, i shoqëruar nga Elton Çiça.
“Sipas deklaruesit rreth orës 22.15 minuta ne lokal ka hyre një person i seksit mashkull, rreth 170-175 centimetra i gjate, ezmer, me kapele sportive në kokë, i cili kur i është afruar tavolinës së tyre ka nxjerre nga brezi një pistoletë me mulli me te cilën ka qëlluar dy herë në drejtim te shtetasit Elton Çiça”, thotë Prokuroria e Tiranës.
Dëshmia e shokut të Çiças- Redjan Rraja ka deklaruar se gjatë gjithë ditës së 1 majit 2016, ka qenë i shoqëruar me viktimën, ndërsa ka drekuar në Fier me disa persona të panjohur. Ata kanë udhëtuar me një automjet tip “Lançia”, të cilën e kanë parkuar pranë Stadiumit Dinamo për të shkuar më pas tek lokali “De Niro”. Atje janë ulur me shokët e tyre, shtetasit Alban Trimi dhe Spartak Koka.
Ashtu sikurse oficeri i policisë, edhe Rraja ka dhënë të njëjtën dëshmi rreth karakteristikave të autorit të krimit. Sipas deklaruesit, pasi shtiu ne drejtim te Eltonit, ky shtetas ka dale menjëherë nga lokali. Prokuroria thotë se autori i krimit ka përdorur një autoveturë me ngjyrë të errët për të shkuar tek vendi i ngjarjes.
Krahas dëshmive të dëshmitarëve okularë, organi hetimor ka mbledhur prova edhe nga filmimet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve, këqyrja e të cilave ka dhënë të njëjtat karakteristika me ato të përshkuara nga të pranishmit në tavolinën ku ndodhi vrasja.
Blerja e mjetit tip “Ford Focus” – Sipas dosjes hetimore, mjeti që ka udhëtuar autori i krimit ka karakteristikat e një mjeti tip “Ford Focus”. Gjatë asaj dite, makina ka qenë e parkuar tek një parking në Rrugën e Kavajës dhe rreth orës 21:57 minuta ka dalë nga parkimi dhe ka shkuar drejt rrugës “Gjin Bue Shpata”. 
Nga analiza e tabulateve të numrit të telefonit me 752 në fund, ka rezultuar se ai i përket shtetasit Jani Aliaj dhe ky numër ka komunikuar rreth orës 18:30 minuta, vendndodhja e të cilit ishte në rrugën “Irfan Tomini 2”. Po atë ditë, sipas shtetasit me iniciale K.A, palët kanë kryer blerjen e makinës “Ford Focus”.
“Në përfundim blerësi i makinës, i ka sqaruar shitësit se kontratën e shitblerjes te noteri do ta firmoste një shoku i tij i identifikuar me pas si shtetasi Renato Milloshi, pasi ne emër te këtij shtetasi do te kalonte edhe pronësia e mjetit, ndërsa shumën prej 2.050 euro për blerjen e këtij automjeti e ka paguar blerësi që kishte kërkuar të blinte mjetin”, thuhet në dosje.
Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë tek noteri, karakteristikat e personit janë të njëjta me ato të Jani Aliajt.
Vrasja me çdo kusht – Sipas hetimeve të prokurorisë, Jani Alia ka pasur një konflikt të vjetër me Elton Çiçan dhe për këtë kishte deklaruar “se do ta vriste me çdo kusht”. Konflikti ka nisur në burgjet e Greqisë.
Jani Alia ishte dënuar në shtetin grek për vrasjen me thikë të një shqiptari nga Tepelena, ndërkohë që në burgun “Koridhalo” në Athinë kishte plagosur me thikë edhe Çiçan, pasi ky i fundit kishte planifikuar vrasjen e tij në shenjë hakmarrje për vrasjen e djalit të shtetasit Sh.B nga Tepelena. 
“Gjatë kohës së qëndrimit në shtetin Grek, shtetasi Jani Alia ka qëlluar me mjete prerëse, thikë, djalin e shtetasit Sh. B., me banim ne fshatin Zhapokike, Tepelenë, i cili si pasoje e goditjeve te marra ka ndërruar jetë. Gjatë kohës që ka qene duke vuajtur dënimin me burgim ne lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Jani Alia, ka qëlluar me thike duke e plagosur rende shtetasin Elton Çiça, po nga fshati Zhapokike Tepelene, pasi ky i fundit kishte planifikuar te kryente vrasjen e shtetasit Jani Alia si shenje hakmarrje për vrasjen e ‘djalit të Sh.B.’”, thuhet në dosje.
Për këtë arsye, më 11 janar 2016, persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Jani Aliajt në Tiranë, nga të cilat ai nuk mori asnjë plumb, por pati vetëm dëme materiale.
Pak muaj më vonë, më 24 prill 2016, në Gjirokastër organizohet një tjetër atentat ndaj Aliajt, i cili mori një plagë të lehtë në pjesën e krahut.
Në këtë, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se atentatin e kishte planifikuar shtetasi Elton Çiça.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY