AUDIO/ Baba Taku i tregon Ndre Legisit si “e mbajti gjallë” Ilir...

AUDIO/ Baba Taku i tregon Ndre Legisit si “e mbajti gjallë” Ilir Metën, duke “e ushqyer me bajame”

165
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një bisedë telefonike mes dy socialistëve, Ndre Legisi dhe Spartak Braho.
Sipas bisedës, Baba Taku i tregon Legisit se si e ka mbajtur gjallë Ilir Metën, gjatë grevës së urisë të disa viteve më parë, duke “e ushqyer edhe me bajame”.
“Një bisede midis dy bashkëvuajtësve; Baba Takut dhe Ndre Legisit ne një lokal misterioz. Dëgjojeni vet!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe këtë regjistrim audio.
DRONI.al

BISEDA


Braho: Me mire ne pension se sa po te isha ne rruge.


Legisi: Nuk është halli jonë ky


Braho: Eshtë halli i atyne.


Legisi: Halli i atyre është


Braho: Se nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…


Legisi: Vetëm Iliri…


Braho: Po Ilirin e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqesha me bajame.

Qesh Legisi. 


Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.


Braho: Ça ke bo ti, mirë?


Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.


Braho: Rama mori në telefon në mëngjes.


Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.


Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Po tha ti hudhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë, eshte Luan Rama ai.


Legisi: S’ka problem ajo punë. Kur te jesh i ngeshem pime kafe rrime. Te du fort.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY