Vasili: Takim i vështirë Rama – Basha, kryeministri të lëshojë më shumë

Vasili: Takim i vështirë Rama – Basha, kryeministri të lëshojë më shumë

65
0
Shares

Kreu i ri i LSI Petrit Vasili, njëkohësisht edhe ministër i Drejtësisë, i ftuar ne emisionin “Vila 24” në TV “Neës24”, tha se negociatat mes Bashës dhe Ramës që nga sot në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani, do të jenë të vështira.
“Besoj që do jetë një negocim jo i lehtë në mendimin tim se është konsumuar një kohë e gjatë është mbajtur një distancë e madhe ka pasur një retorikë shumë të ashpër që e bën një fillim dialogu shumë të vështirë. Do ketë vështirësitë e veta, do të uroja që ata të dilnin pas 10 minutash e të kishin zgjidhjen me vete por nuk besoj se kjo do të ndodhë. Do ketë një formulë kompromisi. Është një dialog i vonuar, më shpejt duhet të ndodhte”, tha ndër të tjera ai.
Teksa i pyetur se a do ketë dakordësi apo kushte të reja, Vasili tha se “kompromis do të thotë që gjithkush lëshon nga vetja”.
“Nëse ka vetëm një kërkesë që shkon deri në fundin e njërës palë, ky quhet imponim. Dikush duhet të lëshojë me shume, ai që ka më shumë pushtet lëshon më shumë, opozita ka më pak pushtet se mazhoranca, mazhoranca ka me shume pushtet se opozita gjithmonë. Basha tha mbrëmë që çfarëdo lloj gjëje që kemi ne do lëshojmë, do ta bëjmë atë që kemi ne dore. Kjo duhet konsideruar premisë pozitive se shkon me idenë për të lëshuar nga vetja. Një mjedis të qetë të gjitha partitë kanë detyrim ta krijojnë”, shtoi Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY