Rama: Ja çfarë i ofruam opozitës

Rama: Ja çfarë i ofruam opozitës

100
0
Shares

Kryeminisitri Edi Rama, për herë të parë ka folur pas tryezës së sotme me opozitën.
Në përfundim të takimit me ambasadorët, ai ka rrëfyer çfarë i ka ofruar opozitës, si garanci për zgjedhjet e 18 qershorit, datë sipas të cilit, nuk është e negociueshme.
Për sa i takon vazhdimit të negociatave, Rama u shpreh se ende nuk është vendosur asgjë ëpr ndonjë takim të mundshëm, por se ai do të jetë i gatshëm, të bisedojë sërish, për të dhënë garanci për zgjedhje.

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës

“Unë kam propozuar atë që besoj shumë se adreson problemet objektive, pra një monitorim, si asnjëherë më parë, të strukturave të shtetit, Policisë së Shtetit, drejtorive rajonale të arsimit, sistemit të burgjeve, që kanë qenë pika të adresuara si problematike në raportet e mëparshme të OSCE/ODIHR si dhe për raportet për shmangien e aseteve dhe një kategorie shtetërore në fushatë.
Nuk presim përgjigje, po vazhdojmë punën dhe jemi në angazhim të plotë elektoral.
Njëkohësisht do të gjejmë kohë për të pritur deri sa të fillojë shtypja e fletëve të votimit.
Unë jam i gatshëm për një takim tjetër, për të ofruar garanci për zgjedhje.
Nuk i trembem akteve të dhunshme në Kavajë, nuk i trembem asgjëje brenda filozofisë për të bërë shtet.
Jemi të gatshëm ti ofrojmë opozitës hapësirën për tu regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit”.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY