Petrit Vasili, a e sheh veten kryeministër, ja ç’thotë edhe për LSI-në...

Petrit Vasili, a e sheh veten kryeministër, ja ç’thotë edhe për LSI-në si forcë e parë?!

73
0
Shares

“LSI do shpërthejë, kjo është e sigurt, por jo në saj të drejtimit tim”.
Kështu tha sot kreu i ri i LSI, Petrit Vasili i cili nga studio e emisionit “Vila 24” në TV “News 24”foli edhe për daljen e LSI si forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare.
“Është një LSI që ka punuar, ka sakrifikuar në shumë vite të gjata, në beteja shpesh shumë të pa barabarta, dhe mijëra njerëz në gjithë Shqipërinë që e duan LSI, jo vetëm militantë, janë njerëz që janë motivuar t’i bëjnë shërbim një force politike e cila është e kundërta e konfliktit dhe e vetmja gjë që është investimi më madhor sot në politikën shqiptare është ti largohemi politikës së konfliktit.

Çfarë mendoni se do bëni ndryshe ne drejtimin e LSI?
S’dua të bëhem cinik se nuk më shëron por më sëmur cinizmi, ka ndonjë që ka ndonjë dilemë që shërbimin dialogut në Shqipëri për të pasur një politikë të paqtë e ka bërë vetëm LSI? Edhe metafora e përdorur me shumë vend nga Ilir Meta “me qetësi dhe dashuri”, kërkonte paqe dhe arsye në marrjen e vendimeve.

A e shini veten kryeministër?
Dua të shoh LSI forcë e parë dhe është një punë për të cilën jo vetëm kemi luftuar fort, por ka qenë se është një thellim i mesazhit tonë politik, ky mesazh pajtues dhe kundër arrogancës sa më shumë zgjerohet dhe mbështetet aq më e mirë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY