Për Ruçin s’ka nevojë për negociata: Ja “besën” që i dhamë PD-së

Për Ruçin s’ka nevojë për negociata: Ja “besën” që i dhamë PD-së

98
0
Shares

Zgjedhje të lira dhe me standarde. Kjo është garancia që mazhoranca i ka dhënë opozitës në tryezën e negociatave.
Kjo gjë është deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga Gramoz Ruçi, deklaratë sipas së cilës, kërkesat e opozitës “kanë marrë zgjidhje”, prej “besës” së dhënë nga kreu i Grupit parlamentar të PS-së.
“PD-së i kemi dhënë garanci për zgjedhje me standarde”, mësohet të ketë thënë Ruçi.
Ndërkohë më herët në mbledhje, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kandidatët një proces të pastër zgjedhor dhe pjesëmarrje masive.
“Nuk duam vota që nuk janë tonat”, ka thënë Rama.
Po kështu nga PS është deklaruar që nuk do lejohet asnjë abuzim dhe është kërkuar që të zgjidhen komisionerë perfekt. Lidhur me negociatat që po zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës është theksuar se “nuk negociohet data e zgjedhjeve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY